Seanca e sotme plenare ka nisur me debate të ashpra mes opozitës dhe maxhorancës, pasi deputetët e PD kërkuan që kryeministri Edi Rama të vinte në Kuvend për të dhënë llogari, lidhur me çështjen e McGonigal.
Duke përfituar nga kjo situatë, deputeti i Partisë Socialiste, Baftjar Zeqaj ka votuar në këtë seancë edhe për kolegen e tij. Në momentin kur është hapur votimi, ai shihet se ka votuar elektronikisht për emrin e tij, si dhe për kolegen.
Në lidhje me këtë ka reaguar deputetja e PD Ina Zhupa, e cila thotë se nga 66 deputetë prezent në sallën e Kuvendit, dolën 73 vota pro projektligjeve.
“Nga 66 deputet prezent nga mazhoranca u prodhuan 73 vota pro projektligjeve!
Sic shihet votojne per kolegun, duke konsumuar haptazi shkelje te ligjit, duke fallsifikuar rezultatin dhe duke kthyer vendimarrjen ne ilegjitime.
Urdheri per te mbyllur me shpejtesi kuvendin ku kerkohej nga opozita mocion me debat me Edi Ramen i vuri ne pozitat e ushtareve te paligjshem.”, shkruan Zhupa.