Deri në mesditë vranësirat e dendura dhe kthjellimet afat-shkurtra do të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë vendin tonë, përjashtuar ekstremin verior ku do të ketë rrebeshe afat shkurtra shiu. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira në zonat veriore dhe qendrore si edhe momente me pika shiu do të ketë në Jug të vendit.
Ndërkohë pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike vetëm në orët e vona të natës. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por pritet një rritje e lehtë në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 4 ballë.
Kosova
Deri në mesditë Republika e Kosovës paraqitet nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, duke bërë që të ketë vranësira të dendura dhe reshje të pakta e të izoluara shiu por pjesa e dytë e ditës do të sjellë grumbullim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu afat-shkurtër, me të dukshme në zonat perëndimore te Kosovës. Parashikohet përmirësim i theksuar i motit gjatë orëve të vona të mbrëmjes duke i larguar reshjet nga i gjithë territori i Kosovës. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por mesdita do të sjellë rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 20°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor.
Maqedonia e Veriut
Republika e MV do të dominohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat të jenë prezente në të gjithë territorin e MV herë pas here pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar rrebeshe shiu, më të theksuara në zonat perëndimore dhe jugperëndimore. Orët e pasdites do të vijojnë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave në pjesën më të madhe të MV. Parashikohet ndërprerje e tyre vetëm në orët e vona të natës. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të rriten gjatë orëve të mëngjesit por mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 23°C. Era do të fryjë mesatare paradites por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi Jugperëndimor.
Europa
Si pasojë e zhvillimit të një qendre të fuqishme Ciklonare në Veri-veriperëndim të kontinentit do të diktojë kushtet e paqëndrueshme atmosferike në ishujt britanikë si edhe gadishullin Skandinav duke bërë që vranësirat dhe reshjet e dendura të shiut të jene dominante, ndërkohë në Skandinavi priten edhe reshje dëbore. Po ashtu, Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre do të përfshihen nga vranësira dhe shira me intensitet të lartë ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit europian do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta./abcnews.al