Ai quhet Alessandro Braconi dhe do të mbetet në histori.
Ai është një vrapues italian por nuk do të mbahet mend për arritjet e tij në sport por për ndalimin e vendosur ndaj tij. Ai është 36 vjeç, u ndalua për 36 vjet dhe do të mund të kandidojë sërish në moshën 72-vjeçare!
Njësia e Integritetit Sportiv të Italisë ka ezauruar të gjithë ashpërsinë duke e ndaluar Alessandro të konkurrojë deri në vitin 2058.
Rekordin përkatës e mban një tjetër vrapues italian, Roberto Barbi, i cili në vitin 2008 u dënua me 38 vite.
Krahas vrapimit, Braconi ishte edhe masazhator dhe fillimisht u ndëshkua për trafik hormonesh dhe steroid anabolikë. Por ai vazhdoi të luftonte dhe u vendos që t’i dyfishohej dënimi, i cili arriti në 24 vjet!
Nëntë muaj më parë ai u pezullua sërish për “përdorim ose tentativë për përdorim të një lënde të ndaluar, posedim të një lënde të ndaluar dhe trafik të paligjshëm” dhe kësaj here ka “ngrënë” 36 vite.