Dërgohet për gjykim dosja për 4 të miturit, të cilët në maj të vitit 2023 vranë me thike bashkëmoshatarin e tyre në Gramsh.

Dosja është pranuar nga gjykata me të gjitha akuzat që ka kërkuar prokuroria.

Pavarësisht pretendimeve të mbrojtjes që jo të gjithë të miturit të gjykohen për “vrasja në rrethana cilësuese në bashkëpunim”, kërkesa është refuzuar dhe gjykimi vijon me te njejten akuzë për të 4 të miturit.

15-vjeçari F.B u godit me thikë gjatë një konflikti me 4 persona të moshave 14 deri në 16 vjeç.

Pasi doli nga mësimi, ai pa në një rrugicë kushëririn e tij 15-vjeçar Marko Bici që po konfliktohej me 4 bashkëmoshatarë dhe ndërhyri për ta mbrojtur.

Por goditjet me thikë i morën jetën adoleshentit, ndërsa kushëriri i tij mbeti i plagosur.

4 të rinjtë, pas arrestimit nga policia ditën e ngjarjes, në prani edhe të psikologut, rrëfyen se sherri me Marko Bicin kishte nisur rreth 2 muaj më parë në një kënd lojërash dhe më pas ishte përshkallëzuar në rrjetet sociale.