Në emisionin Me zemër të hapur të moderatores Evis Ahmeti në News 24 u trajtua rasti i rëndë i vrasjes së 24-vjeçares Eleonora Toçi nga bashkëshorti i saj, Lulzim Toçi në Caserta të Italisë.

Vëllai i Lulzim Toçit tha në emision tha i vëllai që kreu vrasjen vuante nga depresioni. Ai tha se i vëllai Lulzimi dhe gruaja e tij Eleonora jetonin prej 2-3 muajsh në Caserta të Napolit, pasi kishin lënë Dibrën, ku kishin jetuar më parë.

Vëllai i Lulzim Toçit: Tani kishin ikur ata si çift në Itali, kishin 2-3 muaj. Lulzimi vuante nga depresioni. Edhe fëmijët aty kanë qenë kur ka ndodhur krimi. Dy fëmijët e mitur nuk ia kemi lënë shtetit, por i kemi marrë ne.

Gazetari Enver Doçi: Familja e vajzës e ka marrë vesh lajmin nga mediat. Babai i ka thënë të bijës së ndjerë që t’i japë një shans tjetër Lulzim Toçit, pasi më herët çifti ishin divorcuar. Pas kësaj, vajza ka shkuar me bashkëshortin për të jetuar në shtetin italian. Vajza ishte martuar 16 vjeçe. Martesa ishte bërë me mblesëri.

(Balkanweb)