Policia italiane po heton vrasjen e Beni Arshiajt, 37 vjeçarit shqiptar që u qëllua për vdekje në kokë mbrëmjen e së dielës në Oratoio, në periferi të Pizës. Shqiptari u ekzekutua nga dy persona ende të paidentifikuar në oborrin e shtëpisë së tij, ku jetonte me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre.

Policia po heton në disa pista, nga droga te prostitucioni dhe deri te kodi i Kanunit. Policia po merr nën shqyrtim edhe të shkuarën e familjarëve të tij. Por tani për tani, hetuesit kanë nxjerrë pak ose aspak nga rrethi i miqve dhe të afërmve pasi Arshiaj nuk rezulton se ka kryer ndonjë krim dhe as familja e tij.

Policia sekuestroi regjistrimet e kamerave që ndodhen në zonë, por në njërën që tregon hyrjen e shtëpisë së 37 vjeçarit, është vënë re një detaj. Nuk ka asnjë regjistrim nga e shtuna në mbrëmje deri në orën 22:00 të së dielës kur edhe ka ndodhur vrasja. Pajisja ka rifilluar sërish regjistrimin pas vrasjes./abcnews.al