Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamed Rrumbullaku reagoi në një konferencë për mediat mohoi kategorikisht se është tentuar që të fshihet vrasja në Pogradec.
Ai tha se në asnjë moment dhe asnjë rrethanë nuk është tentuar që të fshihet ngjarja e rëndë, ku mbeti i vrarë Eglantin Proga.
Rrumbullaku: Nuk është fshehur ngjarja e Pogradecit nga asnjë punonjës policie. Është shkuar në vendngjarje, janë sekuestruar kamerat të ambienteve përreth.
Janë shoqëruar disa persona që ishin të pranishëm në vendin e ngjarës.
U bë e mundur zbardhja në kohë rekord e krimit dhe u arrestua autori bashkë me tre të tjerë. Drejtoria e Korçës dha një njoftimin zyrtar, u anashkalua, deformua dhe u mohua.
Rrumbullaku deklaroi se policia i ka referuar prokurorisë akuzën ‘vrasje me dashje’ për Denis Meçen, autorin e dyshuar të vrasjes së Eglantin Progës.
Rrumbullaku tha se Policia e Shtetit është baltosur pa të drejtë, duke shtuar se policia është partner i besueshëm në luftën ndaj krimit. Ai tha se baltosja ndaj policisë është e dënueshme.
Muhamet Rrumbullaku: E ritheksoj se ngjarja është dërguar në prokurori për vrasje me dashje. Ndërsa, disa të shtetas nuk kanë kallëzuar krimin, duke mbuluar të vërtetën.
Sesi e kanë ndryshuar nuk është çështje e policisë. Ne kemi dorëzuar të gjitha provat në Prokurori për akuzën e vrasjes me dashje. Ftoj publikun që të ketë besim tek Policia e Shtetit.