Autoritetet greke kanë mundur të zbardhin vrasjen e Ari Papës, i cili u ekzekutua në Athinë në maj të vitit 2021. Mediat vendase raportojnë se policia ka vënë në pranga një taksist shqiptar, i skeduar me katër emra dhe tre mbiemra si edhe një shtetas grek që punonte në lokal.

Sipas mediave greke, mes të përfshirëve në vrasje është edhe një grek, që së bashku me taksistin shqiptar që operonte me një “Skoda Octavia” janë vendosur në prangat e Policisë. Por duket se janë ende në kërkim të ekzekutorit.

Ajo që dinë është se i armatosuri është i ri, ndërsa motivi i ekzekutimit gjakftohtë të shqiptarit ishte trafiku i drogës, por edhe për t’i mbyllur gojën përgjithmonë pasi taksiti shqiptar ishte “spiun” i Policisë.

Ari Papa u vra në 30 maj 2021 në një lokal në Sepolia të Athinës. Papa i ka shpëtuar 3 atentateve të mëparshme ndërkohë që rezulton i përfshirë në një grup kriminal në Greqi për trafik droge dhe vrasje. Ari Kosta Papa, ishte i njohur edhe me pseudonimin “Ari vogël”. Por në Shqipëri ai është fantazëm, pasi nuk rezulton të ketë fotografi, ndërsa në Greqi, Ari Papa konsiderohej person i njohur i botës së krimit.