I dyshuari kryesor për vrasjen e Armend Xhika më 13 maj 2021 ne Britani, ka mohuar akuzat.
I dyshuari Mentor Selmani, 28 vjeç, pranoi se ishte armatosur me një teh gjatë një përleshjeje të dhunshme në Burngreave, Sheffield, ku mbeti i vrarë Armend Xhika, 22 vjeç. Por, këmbënguli se e kishte marrë armën vetëm për të “frikësuar” njerëzit që po debatonin me shokun e tij Eljaso Cela dhe nuk goditi askënd.
Selmani, Marsid Senia dhe Mardov Dushku janë në gjyq për vrasjen e Xhikës në Sheffield Croën Court.
Po ashtu ata akuzohen dhe për plagosjen e rëndë të tre shokëve të Xhikës, gjatë një konfrontimi midis dy grupeve të shqiptarëve në Earl Marshal Road
grupet e të rinjve organizuan një takim në Burngreave për të zgjidhur një konflikt për jë akisdenet që ata ishin përfshirë në Rotetherham më 13 maj.
(BalkanWeb)