GREQI – “Të kalbet në burg”! Kjo është dënimi që duan familjarët për autorin që u vrau të afërmin e tyre, biznesmenin shqiptar Xhani Topalli.
Dy grekët e arrestuar, hotelieri 53-vjeçar dhe djali i tij, 20-vjeç akuzohen për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim
Një grup familjarësh dhe miqsh të viktimës, janë mbledhur herët jashtë gjykatës dhe sapo kanë mbërritur dy të arrestuarit, kanë sharë dhe kanë kërkuar “të kalbet autori në burg”.
Komandanti i Departamentit të Parë të Policisë Dodekanez z. Kazamias ka tentuar të qetësojë shqiptarët , ndërkohë që forca të shumta policie ishin në zonë për të shmangur incidentet.
Pronari 53-vjeçar i një hoteli në Faliraki dhe djali i tij 20-vjeçar akuzohen për bashkëpunim në vrasjen e kontraktorit të ndërtimit Xhani Topalli, 46 vjeç, baba i tre fëmijëve të mitur.