Policia italiane ka arrestuar një 17 vjeçar, si i dyshuar për vrasjen e 37 vjeçarit shqiptar Bledar Dedja. Mediat vendase raportojnë se i riu italian, banues në të njëjtën zonë me viktimën, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndodhet tashmë në qendër të hetimeve nën dyshimin se ka vrarë me thikë shqiptarin.

Rrethanat që çuan në takimin fatal mes të dyve nuk janë ende plotësisht të qarta, por nuk mund të përjashtohet që i mituri të mund të ketë patur lidhje me Dedjan, duke qenë se ky i fundit kishte pasur probleme familjare të lidhura me një “jetë të dyfishtë”, sipas asaj që raportuan mediat.

Trupi i pajetë i Dedjas u gjet nga një mik me 21 Janar. Trupi ishte në një pellg gjaku pak metra larg Mercedes-it të tij B-Class./abcnews.al