Autoritetet policore në Gjermani kanë identifikuar tre persona si të dyshuar për vrasjen e Besart Nimanit, boksierit nga Kosova.
Vëllai i boksierit, Berat Nimani, ka konfirmuar këtë informacion dhe ka thënë se identiteti i tyre do të bëhet publik. Tre personat e dyshuar përfshijnë një serb dhe dy kurdë.
Nësër do të publikohet identiteti i tyre, dhe ata janë futur edhe në listën e INTERPOL-it.
Policia beson se të dyshuarit janë larguar nga Gjermania.