Home AKTUALITET Vrasja e dy të rinjve në Astir, zbulohet cfarë filmuan kamerat e...

Vrasja e dy të rinjve në Astir, zbulohet cfarë filmuan kamerat e sigurisë

141

Atentati mafioz në Astrit i ndodhur mbrëmjen e djeshme, dyshohet se është bërë si pasojë e përplasjes së bandave në kryeqyteti. Report Tv mëson se një kamera sigurie në zonë ka mundur të filmojë momentin ku mjeti tip ‘Toyota’ me targa  AA 532 ON e përdorur nga autorët ka qëlluar fillimisht nga mbrapa mjetin “Audi A 7” ku udhëtonin Erigers Mihasi, 32 vjeç dhe miku i tij Armand Dumani, 26 vjeç.

Më pas autorët  i kanë dalë paralel në anën e djathtë  të “Audit”, ana e pasagjerit, dhe kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi duke bërë shosh mjetin dhe lënë dy viktima. Autorët që mendohet se janë më shumë se dy, janë me pagesë pasi kanë planifikuar me detaje vrasjen e tipin mafioz në Tiranë.

Kamera e sigurisë në Astir ka mundur të fiksoje disa sekonda të ngjarjes dhe pavarësisht se në një distancë të largët ka mundur të filmojë një pjesë të atentatit mafioz.