Qyteti perëndimor i Meksikës, Guadalajara, po përballet me pasojat e një shpërthimi të ri dhune, pasi pjesëtarë të kartelit famëkeq Jalisco Nueva Generation, i vunë flakën me dhjetëra automjeteve e ngritën barrikada nëpër rrugë si reagim ndaj vrasjes së liderit të tij, Nemesio “El Mencho” Oseguera.Sulmet, që lanë pas jo vetëm makina të djegura, por edhe dëme në infrastrukturë, u interpretuan si një demonstrim force nga një prej organizatave kriminale më të fuqishme në vend.

Presidentja Claudia Sheinbaum deklaroi se situata po shkon drejt normalizimit dhe vlerësoi reagimin e forcave të sigurisë, të cilat kanë shtuar praninë në qytet. Megjithatë, shumë biznese dhe shkolla qëndruan të mbyllura, ndërsa banorët shprehen të frikësuar nga mundësia e një përshkallëzimi të ri të mëtejshëm të dhunës.

Ardit Murataj