Familjarë dhe të afërm të 40 vjeçares Enkelejda Limaj i kanë dhënë këtë të shtunë lamtumirën e fundit, ndërsa trupi i saj është sjellë në fshatin Alikok në Vlorë.

40 vjeçarja humbi jetën pak ditë më parë në Greqi, ndërsa u masakrua nga ish-bashkëshorti i saj, i cili tashmë është arrestuar nga policia greke.

Të afërm dhe familjarë e cilësojnë një ngjarje shumë të rëndë, ndërsa pranojnë se çifti kishte patur konflikte të herëpashershme.

Më rëndë se kjo nuk ka ku shkon më. Nuk kam gojë të flas. Nuk dimë çfarë të themi. I kemi shok, kemi punuar me ta. U bëri dokumenta i mori atje, ndodhi kjo që nuk dimë çfarë të themi edhe neve”-u shpreh një i afërm.

Nuk ka më rëndë, në një moshë të tillë të ikë njeriu, është e papërshkrueshme. Ata kanë jetuar jashtë, kanë pasur probleme siç thonë, por për hatër të fëmijëve ajo sakrifikoi sa dha dhe jetën”-u shpreh një tjetër.

Mes dhimbjes nuk mungojnë të kërkojnë edhe drejtësi që ngjarje të tilla të mos përsëritën.

Çifti ishte i martuar kur Enkelejda ishte vetëm 17 vjeç dhe e kishin zhvendosur jetën në Greqi. Jashtë kamerave i vëllai i saj ka theksuar se është shumë e rëndë dhe një plagë e madhe për familjen.

Top Channel