Erion Murataj ka reaguar fill pas ngjarjes së rëndë që tronditi opinionin publik ku gjyqtari i Gjykatës së Apelit Astrit Kalaja u vra në sallën e gjyqit.
Murataj shkruan se një drejtësi e e mohuar shpesh ka çuar në krime.
Statusi i plotë
“Vrasja e gjyqtarit Kalaja është padyshim e rëndë! Është padyshim mungesë e ligjit brenda asaj shtëpie ku supozohet se duhet të jepet drejtësi.
POR JO VETËM…!
Vrasja e gjyqtarit tregon gjithashtu se thika I ka shkuar në palcë njerëzve nga mungesa e drejtësisë e sidomos e drejtësisë së dhënë në kohë.
Thonë se viktima i merr me vete të gjitha, e padyshim ai që qëlloi dënohet për aktin e tij kriminal.
Pikëpyetja e madhe sot mes një drejtësie të korruptuar, një politike bordello një shoqërie me dhe pa pronarë, me dhe pa letra, padrejtësi por me fasadë të një drejtësie thuajse utopike.
Një shoqërie kapitaliste ku kapitali, ai me “dokumente” i takon vetëm ofiqarëve të orgjisë së të panderëve të 34 viteve.
Fatkeqësisht sot jetojmë në një shoqëri ku shumë pak jetojnë ëmbëlsinë e pronës së të parëve, një shoqërie që ka pranuar të vjedhi e më pas të lërë djerrë apo më keq akoma ta betonizojë dhuratën më të çmuar që natyra i ka dhënë njerëzimit, tokën.
E nuk ka dyshim që e gjithë kjo panoramë ku nuk gjen drejtësi shpesh herë të bën edhe kriminel.
Me sa duket të paburrat e politikës dhe sahanlëpirësit e tyre të mbjellur ndër vite në sistemin e drejtësisë ia kanë dalë..
I’a kanë dalë pasi i larguan shqiptarët, pasi i hoqën dashurinë për tokën, pasi i kthyen nga burra në bura…
Ata pak që e duan , që e respektojnë tokën, traditën, nderin dhe pronën ti kthejnë në kriminelë dhe vrasës.
Për sa kohë i zgjedh populli nuk më mbetet gjë tjetër të them veçse ….
rroftë uniteti “Popull-parti”.😉🖖”