Naim Murseli, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, do i nënshtrohet ekzaminimit psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës, përgjatë dy javëve në vijim.

Ky vendim u mor nga trupa gjykuese në seancen e sotme, teksa seancat pasardhëse do të mbahen më 2, 3 dhe 14 korrik 2025. Kujtojmë se Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023, në rrugën “Dalip Alshiqi”, në Prishtinë.

Fillimisht krimi u raportua si një “grabitje me pasoja të vrasjes”, por dy ditë më vonë u arrestuan dy persona, mes tyre dhe Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës.

Të akuzuarit e tjerë janë Kushtrim Kokalla, Granit Plava dhe një person, emri i të cilit nuk është përmendur nga prokurorët kur ata njoftuan për ngritjen e aktakuzës.