Tirana u trondit dje nga një krim i rëndë, ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani.

Deputeti i Partisë Demokratike Asllan Dogjani gjatë fjalës së tij në seancën plenare ka kërkuar një minutë heshtje për nder të 14-vjeçarit.

Kjo kërkesë nuk u miratua, pasi kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali iu drejtua duke i thënë që të mos e përdorë ketë çështje për politike.

Pjesë nga diskutimi:

Dogjani: Ndërkohë që ne flasim për buxhetin, dje u vra një fëmijë 14 vjeç. Një fëmijë i cili ishte i talentuar. Prindërit e rritën deri në 14 vjeç dhe sot ai nuk është më. Unë do propozoja Kuvendit 1 minutë heshtje për respekt.

Spiropali: Ju lutem zoti Dogjani! Kjo është një ngjarje e rëndë dhe tragjike. Këtu janë deputetët dhe do ishte mungesë ekstreme respekti për viktimën dhe familjen e tij, nuk është kjo mënyra. Duhet të gjejmë një kohë kur janë deputetët. Ju lutem mos e përdorni për politikë! Është mungesë respekti për viktimën dhe familjen e tij. Ky është turp, që ta përdorni për politikë të ditës. Ky është turp, përdorimi i një viktime. Të gjejmë një kohë kur të gjithë deputetët të jenë këtu.

Top Channel