Zbardhet ekspertiza e thikës së krimit në vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani pranë ambienteve të shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë. Burime për Abc Neës thanë se janë gjetur 2 profile ADN-je, e Martin Canit dhe të plagosurit Luis Meçja ndërsa është përdorur vetëm nga autori Mario Përlleshi.
“Në thikën që u dërgua për t’u bërë ekspertiza, janë zbuluar dy profile AND-je, e Martin Canit dhe tjetra e shokut të tij të plagosur. Janë dy gjurmë gjaku ndërkohë që nga ana tjetër thika rezulton se është përdorur nga një person, autori Marjo Përlleshi“, raportoi gazetarja Bleona Sari.
Ngjarja e rëndë u regjistrua më 18 nëntor rreth 300 metra larg shkollës “Fan Noli” në kryeqytet, ku pas një konflikti mes disa adoleshentëve mbeti i vrarë 14-vjeçari Martin Cani dhe u plagosën dy bashkëmoshatar, njëri prej të cilëve autori i ngjarjes, Mario Përlleshi./abcnews.al