Erion Murataj PSD

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me 24-vjeçaren palestineze, Rayyan Alwan, e cila u vra nga babai i saj në shtëpinë e marrë me qira në Tiranë.

Sipas informacioneve, mësohet se trupi i viktimës mund të varroset në Shqipëri, pasi sipas tyre asnjë familjar nuk është interesuar të tërheqi trupin e saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 27 shkurt, ku 24-vjeçarja u gjet e pajetë pas lajmërimit të policisë së pronares së apartamentit që ata kishin marrë me qira.

Dyshohet se fillimisht 49-vjeçari e ka dhunuar, e ka vrarë me thikë, e ka mbuluar me një çarçaf dhe më pas ka marrë të gjithë mjetet e identifikimit, telefonin dhe çdo send personal të 24-vjeçares dhe është larguar menjëherë nga banesa, teksa është filmuar më pas nga kamerat e zonës duke kaluar nga rruga e Kavajës.

Burime nga policia bëjnë me dije se nga këqyrja e kamerave ka rezultuar se gjithë komunikimet ne aeroport apo tek shtëpia që kanë marrë me qira i kryente vetëm i ati pasi 24-vjeçarja nuk fliste fare.

 Vrasja dyshohet të ketë ndodhur më 22 shkurt, 6 ditë përpara zbulimit të ngjarjes nga autoritetet.