Erjon Murataj, koordinator i Bindjes Demokratike për qarkun e Elbasanit, ka folur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë.
I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Murataj tha se askush nuk mbajti përgjegjësinë për vrasjen e 56-vjeçarit, duke shtuar se vrasja ishte e pritshme nga kreu i qeverisë.
“Askush nuk mori përgjegjësinë qoftë edhe morale për t’i thënë shqiptarëve, po ne gabuam për vrasjen në Elbasan. Ata që e pësojnë gjithmonë janë qytetarët. Ajo që ndodhi në Elbasan ishte e pritshme nga askush tjetër përveç Establishmentit. Edhe pas tragjedisë vazhdon dhe vijon i njëjti skenar makabër i cënimit të zgejdhjeve në Shqipëri. Palët vijojnë me presione me shantazhe.
I shpreh ngushëllimet familjes dhe shërim të shpejt të plagosurve sepse jeta nuk ka ngjyra politike. Sot në Elbasan shumë qytetarë janë të frikësuar dhe nuk do u drejtohen kutive të votimit. Këta janë bashkë sepse e kanë vërtetuar se në 2013, 2017, vazhdojnë të qeverisin të tre bashkë.
Ata njerëz që u çuan drejt tokës nuk shkuan me dëshirën e tyre. U bënë martirë të një politike të qelbur. Ne nuk e lamë sistemit diktatorial për të vendosur një diktaturë triopartiake në Shqipëri. Ne nuk lamë një sistem diktatorial që të të vriste se shanin partitë për t’u vrarë në mes të qytetit se je në kundërshtim të partisë. Ëndrra për të cilën prindërit tanë luftuan para 30 viteve nuk është ajo që jemi sot. Shpresa e shqiptarëve janë të rinjtë dhe të rejat.
Më tej ai ka folur edhe për programin që ka forca e tij politike.
“Bindja Demokratike, ka progarimin më të zbatueshëm të mundshëm. Duke filluar me hapjen e vendeve të punëve për turizmin, për fermerët, duke i dhënë mundësi infrastrukturore zonave të virgjërave.
Ne nuk themi se do bëjmë pagat dy milionë sepse është e pamundur. Shqipëria ka nevojë të vijë në nomralitet. Shqipëria nuk mund të vrapojë sepse ka një defiçit monetar. Kjo është bashkëfajësi mes palëve. Do bëjmë rishëpërndarjen e të ardhurave. Ne jemi kundërshtarët më të mëdhenj të mazhorancës dhe opozitës. “