Zbardhen të tjera detaje për vrasjen e 44-vjeçarit Pjetër Kola nga Lezha në Qafë-Qele të Pukës. Burimet thanë për ABC se pista kryesore është ajo e prishjes së pazareve për lëndë narkotike.
Për këtë vrasje janë shoqëruar në komisariat 4 persona, dy prej të cilëve e shoqëruan në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës. Por nuk ndihmuan në zbardhjen e shkakut të vrasjes, pasi u morën në pyete u lanë të lirë.
Policia po vazhdon kërkimet për gjetjen e autorit që u identifikua një ditë pas vrasjes, Martin Përgjinin alias Anton Përgjini nga Lezha.Kola u vra mbrëmjen e 27 shtatorit me një plumb në bark. Ai i dërgua i plagosur nga i vëllai dhe një person tjetër në Qendrën Shëndetësore të Vaut të Dejës. Më pas mjekët e nisën për në spitalin e Shkodrës, ku dhe ndërroi jetë gjatë ndërhyrjes kirurgjikale. /abcnews.al