Erion Murataj PSD

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në X në lidhje me gjetjen e trupave të pajetë të tre ushtarëve të humbur amerikanë janë gjetur në Lituani.

Rama shprehet se Shqipëria qëndron krah familjeve të viktimave, pasi humbja e ushtarëve amerikanë është një kujtesë e dhimbshme në lidhje me pozicioni ku ata shërbejnë.

“Lajm tragjik nga Lituania. Humbja e ushtarëve amerikanë gjatë stërvitjes së fundit ushtarake është një kujtesë e dhimbshme e rreziqeve që mbartin ata që shërbejnë.

Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e tyre. Si gjithmonë, Shqipëria qëndron në krah të Shteteve të Bashkuara dhe Komandantit të saj të Përgjithshëm”, shkruan Rama.