Një person i vetëm, i veshur sportiv, me kapuç në kokë dhe një maskë kirurgjikale, rezulton të jetë njeriu që ka qëlluar plot 14 plumba në drejtim të Everest Çakës, i njohur edhe me emrin Ibrahim, i cili u vra tri ditë më parë në Elbasan.
Në ekspertimin mjeko-ligjor, qartësohet se viktima ka marë 30 plagë të shkaktuara nga plumbat brenda në makinën e tij.
Të gjitha predhat kanë qënë tejshkues për shkak se Ibrahim Çaka është qëlluar nga një distancë shumë e afërt, rreth 50 cm largësi.Ditën e ngjarjes viktima lëvizte me një automjet tip “Opel”, të cilin ja kishte marë një shoku. Ai kishte shkuar banesën e vjehrrit në lagjen “Skëndërbej”, ku pasi ka qëndruar rreth 15 minuta ka marë bashkëshorten dhe është larguar me automjet.
Ora tv