Sipas asaj që raportojnë mediat greke, pas vrasjes së 20-vjeçares greke Karolina qëndron një bandë shqiptaro-greke. Raportohet se kjo bandë është e vendosur diku në periferitë perëndimore të vendit dhe se fusha e tyre e veprimit shtrihet në verilindje të Atikës.
Për bandën në fjalë thuhet se është e përbërë nga shumë anëtarë që kryejnë kryesisht grabitje me dhunë dhe që kryesisht i lidhin me litarë viktimat e tyre.
Për t’u arratisur, ata përdorin rrugë lagjesh duke shmangur bulevardet dhe kamerat e trafikut.
Në orët në vijim, pritet që të dalin edhe rezultatet e para nga laboratorët e forzenikës, të cilat mund të lehtësojnë më tej edh epunën e policisë për të identifikuar autorët në listën e kuqe me 100 persona.
Duket se banda e zgjodhi shtëpinë e Babis Anagnostopoulos dhe Karolinës në mënyrë rastësore dhe pasi i vëzhguan për disa ditë, ata regjistruan çdo hap të pronarëve përpara se të bënin hapin final të planit të tyre.