Policia Shkencore e Parmës ka zbarkuar në Rovigo, shtëpinë e Shefki Kurtit, 71-vjeçarit që u vra në mënyrë makabre në Itali.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, ata pritet që të zhvillojë disa hetime atje duke përdorur edhe teknologjinë e nevojshme të sofistikuar që mund të hedhë dritë mbi ngjarjen.

Deri më tani mbetet mister autori i kësaj ngjarje makabre, e cila tronditi të gjithë komunitetin ku banonte shqiptari.

Hetuesit po mundohen të zbulojnë edhe detajin më të vogël, prandaj për këtë arsye u bëjnë thirrje të gjithë personave që mund të kenë informacion për viktimën t’ua tregojnë atë karabinierëve.

Trupi i 71-vjeçarit Kurti u gjet i copëtuar në një kanal në Rovigo.

Fillimisht autoritetet gjetën një këmbë, më pas trupin dhe kokën, krahët dhe në fund këmbën tjetër. Ata që e identifikuan se ishte Shefki Kurti ishin familjarët falë edhe një tatuazhi që ai kishte.

Shefki Kurti ishte me origjinë nga Durrësit, i martuar mbi 40 vite dhe baba i dy fëmijëve. Këta dy të fundit janë shprehur se babai i tyre nuk kishte armiq.