Përshkrimet e oficerëve të policisë greke për atë çka panë në banesën, ku mbeti e vrarë nëna 20 vjeçare, janë tronditëse.

Kur oficerët e policisë së Veprimit të Shpejtë hynë në shtëpi, panë  trupin e pajetë të nënës fatkeqe të shtrirë në dysheme, me duar të lidhura dhe vajzën 11 muajshe që qante me të madhe, e thërriste dhe e gjuante me duar për ta zgjuar. Ndërsa bashkëshorti, ishte lidhur në karrigen e kuzhinës, grabitësit ia kishin mbyllur gojën, sytë dhe fytin me ngjitës.

Një nga pyetjet që policia po përpiqet të zbardhë është, pse kriminelët e mbytën 20 vjeçaren, në momentin që ata neutralizuan burrin e saj, i cili i zbuloi menjëherë grabitësve vendin e parave dhe bizhuterive, pa mbajtur rezistencë.

Pse e vranë me duar, ndërkohë kishin armë me vete? Një hipotezë tjetër është se autorët e krimit mund të kenë konsumuar lëndë narkotike, para se të shkonin në banesën e 20 vjeçare, kështu që nuk mund të kontrollonin veprimet e tyre.

Ndërkohë policia shqyrton mundësinë se në momentin që bashkëshorti, piloti 32 vjeçar, ka humbur ndjenjat, grabitësit mund të kenë menduar se ai ka vdekur.