Një vrasje me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Shkodrës. •34-vjeç, Kristjan Kola është ekzekutuar në afërsi të qendrës së qytetit, pranë kinema “Republika”. • Sipas informacioneve, autorët ishin dy, të cilët kanë qëlluar teksa ishin në lëvizje me motor. • Identitetet e tyre ende nuk dihen, ndërsa bëhet me dije se janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. • Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen dhe bën me dije se Kola u qëllua për vdekje teksa ishte në ambientet e jashtme të një lokali. • Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve. • Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Vrasja me armë zjarri në Shkodër
3