Zbulohet identiteti i autorit të dyshuar të vrasjes së Hajdar Ismajlgecit, 40 vjeç, i cili u gjet i vdekur mbrëmjen e së enjtes pranë shkollës “Azem Hajdari” në Babrru.
Sipas dëshmive të banorëve të zonës, autori është larguar nga vendngjarja në këmbë dhe ka qenë i përgjakur, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e kalimtarëve. Pikërisht këto detaje i kanë ndihmuar hetuesit të përqendrojnë kërkimet.
Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe po punon për të rindërtuar lëvizjet e autorit përpara dhe pas ngjarjes.