Detaje të reja zbardhen nga ngjarje e djeshme në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin ku humbi jetën Arben Lleshi, i cili u ekzekutua nga Sokol Mjacaj. Dyshohet se arma është futur e plotë dhe dorazi dhe Sokol Mjacaj ka deklaruar,se nuk e di se si ka arritur arma e krimit, në dorën e tij.

Një pjesë e kamerave të sigurisë dhe skaneri në burgun e Peqinit nuk punonin prej shumë kohësh dhe janë rregulluar ditët e fundit. Burime nga grupi hetimor thonë se janë ndaluar 13 persona pjesë e stafit të burgut, që nga drejtori e gjithë zinxhiri komandues.

Sokol Mjacaj kishte mundur të siguronte pistoletën me mulli rreth dy muaj më parë, por e ka mbajtur të fshehur. Kjo është pranuar nga deklaratat paraprake të tij. Dyshimet janë se ndryshe nga sa pretendon Mjacaj, vrasja të jetë bërë me pagesë.