Vijojnë kerkimet nga policia për trupin e recepsionistit Eraldo Nevruzi. Kërkimet nga policia janë përqëndruar në zonën Dhërmi-Himarë.

Kërkimet po kryhen në terren nga toka, por edhe nga ajri duke përdorur dronë.

Kërkimet nisen prej pasdites së të enjtes, por deri në këto momente nuk ka ende asnjë rezultat.

31-vjeçari, Eraldo Nevruzi u qëllua me armë nga 43-vjeçari, Gerald Shehu, ku ky i fundit është arrestuar në Greqi.

Nga dëshmitë e siguruara nga ABC News pas deklarimeve të personave të marrë në pyetje mësohet se Nevruzi kishte një jave që kishte filluar punë në hotel.

Ai e kishte marre turnin në orën 23 të mbrëmjes se djeshme ndërsa rreth 90 minuta me pas ndodhi edhe ngjarja e rëndë./abcnews.al