Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen në në fshatin Gështenjas të Pogradecit.

Konflikti mes tyre ndodhi për një gardh, ndërsa autori dhe viktima ishin komshinj me njëri tjetrin.

Rikujotjmë se shtetasi Fatmir Manellari ka plagosur me thikë 65-vjeçarin Safet Yskollari, i cili për shkak të plagëve ka ndërruar jetë në spital. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes viktimës dhe autorit. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia dhe po punohet për kapjen e tij.

Njoftimi i policise:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 07.09.2022, rreth orës 17:50, në fshatin Gështenjas, Pogradec, gjatë një konflikti, shtetasi F. M., 63 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. H., rreth 65 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Pogradecit, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Nga ana e Policisë, po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.