Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me vrasjen e Martin Bardhit, ditën e sotme në Rrëshen. Ngjarja u regjistrua rreth orës 10:40, ku persona të paidentifikuar ende kanë qëlluar në drejtim  të Bardhit, duke i shkaktuar plagë që do i merrnin jetën.

Sakaq policia ka ngritu pika kontrolli në cdo aks dhe po vijon krehjen e zonës, me qëllim kapjen e autorëve. Burime për Faxnews bëjnë me dije se në atentat dyshohet se kanë marrë pjesë 2 persona.

Rrëshen/Informacion paraprak

Rreth orës 10:40, në Rrëshen, nga shtetas ende të paidentifikuar, është vrarë me armë zjarri shtetasi M. M. (B.).

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove që do të bëjë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.