Home AKTUALITET Vrasja në Tiranë/ Viktima kërkoi divorcin, sot ishte seanca e 6 gjyqësore....

Vrasja në Tiranë/ Viktima kërkoi divorcin, sot ishte seanca e 6 gjyqësore. Zbardhet dinamika e ngjarjes

22

 Zbardhen të tjera detaje nga krimi i rëndë që tronditi sot kryeqytetin, ku një person ka vrarë ish-dhëndrin e tij, Kudret Saliaj dhe plagosi avokatin Adriatik Cama.Autori i dyshuar, shtetasi Mexhit Picari ka hyrë në lokal dhe ka hapur zjarr direkt drejt ish-dhëndrit, dhe në rrethana ende të paqarta është plagosur dhe ish-prokurori.

Cifti ishte në proces divorci dhe se sot kishin seancën e gjashtë gjyqësore për zgjidhjen e martesës.

Bezat raporton mes të tjerash se mes viktimës dhe autorit nuk kishte pasur shkëmbim bisedash.

Kishte qenë viktima që kishte bërë kërkesë për zgjidhje të martesës pranë gjykatës, gjë që nuk ka marrë aprovimin e palës tjetër, duke çuar në krimin e rëndë. Padia për divorc është paraqitur me 24 dhjetor 2020, ndersa gjyqetare ishte Irena Plaku.

Fill pas ngjarjes, autori i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes me një makinë Hyundai. Po ashtu bëhet e ditur se Picari nuk ka precedentë penale, ndërkohë që policia ka ngritur disa pika kontrolli.