Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në fshatin Bardhaj të qytetit të Shkodrës.
Shtetasi Mark Kodraj 47-vjeç ka ekzekutuar me breshëri kallashnikovi 25-vjeçarin Emiljano Ndou pas një konflikti për motive të dobëta.
Mësohet se i riu Ndou ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra. Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e autorit të krimit dhe sekuestrimin e armës me të cilën kreu ekzekutimin.
Njoftimi i plotë i policisë: Shkodër
Vrau me armë zjarri për motive të dobta 25 vjeçarin, Policia vë në pranga autorin.
Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.
Në fshatin Bardhaj, në afërsi të një kalçetoje, dyshohet se një konflikti për motive të dobta shtetasi M.K, 47 vjec, banues ne fshatin Bleran Bardhaj, ka vrarë me armë zjarri shtetasin E.N, 25 vjeç, banues ne Bleran Bardhaj.
Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të kryera nga Policia, u bë e mundur identifikimi dhe kapja brenda pak minutash e autorit të dyshuar të vrasjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon pēr sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.