– Lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e djeshme në Shkodër ku u vra me thikë 15-vjeçarit Emiljano Gjoni, kanë dalë detaje të reja. Konkretisht, autori i krimit, bashkëmoshatar me viktimën, mësohet se ka dhënë para policisë versionin e tij sesi ka ndodhur ngjarja.

Bëhet me dije se ai është shprehur se janë konfliktuar dhe se ka qenë viktima ai që e ka sulmuar i pari me thikë. Sipas tij, më pas ai ka marrë thikën e viktimës dhe e ka goditur

 “U zumë, më qëlloi në sup me thikë. Unë e qëllova me thikën e tij”, ka feklaruar ai. 

Arrestimi i autorit u bë disa orë pas ngjarjes. Policia pasi identifikoi autorin bëri edhe shoqërimin e tij në Komisariat për veprime të mëtejshme. Po ashtu policia ka sekuestruar thikën me të cilën u vra i mituri.