Erion Murataj PSD

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen që u regjistrua mbrëmjen e kaluar në Vushtri të Kosovës ku u vra me armë zjarri 19-vjeçari Ardit Zymeri.

Bëhet me dije se autori ka pranuar krimin dhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata caktimin e paraburgimit për të riun, Bleon Dibrani. Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“I pandehuri gjatë marrjes në pyetje e ka pranuar kryerjen e veprës penale. Seanca për caktimin e paraburgimit për të pandehurin do të mbahet pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë”, thuhet në njoftim.

Ardit Zymeri u qëllua për vdekje mbrëmjen e së dielës, rreth orës 20:38, në Vushtri. Policia ka arrestuar një të dyshuar për vrasjen dhe ai ka pranuar fajësinë gjatë marrjes në pyetje.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, ka konfirmuar se i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa arma e përdorur në krim është sekuestruar