Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Fran Marashin, i akuzuar si një nga autorët e masakrës se Urës Vajgurore ku në vitin 1997 u vranë 4 punonjës policie.
Marashi është gjetur fajtor dhe u dënua për krijimin e një bande të armatosur dhe organizatë kriminale, vrasje të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe tentativë vrasje, si dhe për heqjen e paligjshme të lirisë.
/ abcnews.al
