Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 vite burg Fredi Rrushin, i cili akuzohet për vrasjen dhe zhdukjen e biznesmenit Rruzhdi Hoxha. Prokuroria kishte kërkuar 18 vite burg për Rrushin.
Trupi i pajetë i Hoxhës u gjet më 6 nëntor 2021 ne zonen e Dajtit, pasi ishte denoncuar si i zhdukur nga familjarët e tij. Hoxha kërkohej prej 24 tetorit 2021, tre ditë pasi familjarët kishin humbur kontaktet me të.
Ruzhdi Hoxha dyshohet se ishte i përfshirë në aktivitete të kundraligjshme me mikun e tij Fredi Rrushi dhe prishja e pazareve mund të ketë sjell vrasjen e tij. Policia gjeti disa sende personale të cilat i përkisnin 43 vjeçarit, dhe më pas duke shtrirë hetimet ka gjetur dhe trupin e pajetë.
Ndërkohë për shkak të gjykimit të shkurtuar, ulet 1/3 e dënimit.