Gjykata ka dhënë vendimin për Meviol Bilon, të cilin e ka dënuar me 7 vite burg për akuzën e plagosjes dhe armëmbajtjes pa leje, për ngjarjen e ndodhur në ish-bllok, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagos Eljon Hato.
Duke qenë se Bilo përfiton nga gjykimi i shkurtuar atij i ulet 1/3 e dënimit, duke iu caktuar në final 4 vite e 8 muaj burg, ndërkohë që i gjithë dënimi do ti konvertohet në shërbim prove.
Bilo është dënuar për akuzën e plagosjes dhe armëmbajtjes pa leje, ndërkohë që u rrëzua akuza e vrasjes ndaj Fabio Gaxhës, pasi sipas prokurorisë Bilo ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes ekstreme.
Vijon…
