Detaje të reja janë mësuar nga krimi i një dite më parë ku Maliq Marku vrau fqinjin e tij Shefqet Hasa dhe plagosi një tjetër.

Përpara uniformave blu ai është shprehur i penduar por shtoi se viktima dhe i plagosuri e kishin ofenduar.

“Ngjarja ndodhi shumë shpejt, Shefqet Hasa dhe Bekim Keça më ofenduan. Kemi pasur mosmarrëveshje për kanalizimet kërkova që të sqaroja situatën. Në gjaknxehtësi e sipër mora armën dhe qëllova ndaj tyre. Qëllova për vetëmbrojtje, jam penduar për veprimin tim”- ka thënë ai.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në Laknas ditën e enjte. Maliq Marku qëlloi 4 plumba mbi Shefqet Hasën, ndërsa 2 ndaj Besnik Keqes. Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Shkak i ngjarjes ishte bërë një kanal për ujërat e zeza. Të tre të përfshirët në këtë ngjarje jetonin në një lagje.