U deshën 37 vjet që autoritetet të zbulonin gabimin e një fermeri dhe ta dënonin atë për vrasjen e bashkëshortes. David Venables, 89 vjeç, vrau gruan në Maj të vitit 1982 dhe më pas e hodhi trupin e saj në një gropë septike në fermën e tyre në Worcestershire.
Trupi i 48-vjeçares mbeti atje për gati 40 vjet, derisa në vitin 2019, disa punonjës gjetën skeletet e saj teksa zbraznin gropën. Të mërkurën, gjykata vendosi që ta dënonte me burgim të përjetshëm 89-vjeçarin. Trupi i Brendës u gjet 5 vjet pasi Venables e shiti fermën tek nipi i tij.
Vrasësi e shiti pronën për më shumë se 460,000 Paund dhe i bleu vetes një shtëpi njëkatëshe prej 300,000 Paund në fshat. Ai ishte bërë aq kryelartë sa mendonte se askush nuk do t’i gjente mbetjet e saj në gropën septike.
Fermeri e vrau gruan sepse donte që ajo “të largohej nga rruga” pasi ai vetë po fillonte një lidhje me një grua tjetër.