NJOFTIM PËR MEDIA
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, përfaqësuar nga prokurori i çështjes Z. Xhelian Seferi, në datë 13.07.2023 ka paraqitur diskutimin përfundimtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan në gjykimin penal ndaj të pandehurit R.M të akuzuar për veprën penale të “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” parashikuar nga neni 79/c i K.Penal, duke kërkuar përfundimisht dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Ngjarja i referohet datës 30.07.2022, ku i pandehuri R.M. ka vrarë me mjet të mprehtë thikë bashkëjetuesen e tij shtetasen J.E në banesë, në vendin e quajtur lagjja: “Skenderbej”, Elbasan.