Gjykata ka dhënë vendimin për të lënë në burgim të përjetshëm Elton Bengajn, i cili vrau gruan e tij në banesën e prindërve të saj.

Ngjarja ka ndodhur më 10 tetor të vitit 2021 Fier, në ngjarje që tronditi opinionin publik.

Çifti ishte martuar në vitin 2017, teksa ishin bërë edhe prindër të një vajze.

Ndërkohë ata i kishin dhënë fund bashkëjetesës për shkak të dhunës që ai kishte ushtruar vazhdimisht ndaj shtetases Sabrina Bengaj.

Kjo e fundit asokohe bashkë me vajzën e mitur është zhvendosur në banesën e prindërve të saj në fshatin Zhupan, Fier.

Edhe pas ndërprerjes së bashkëjetesës të tyre, Eltoni Bengaj ka vazhduar të ushtrojë dhunë ndaj Sabrinës. Rezulton se, ai ka kërcënuar me armë kallashnikov Sabrinën dhe familjen e saj, fakt për të cilin ai është arrestuar nga policia më datë 19.09.2020.