“Ai është i shqetësuar vetëm për fëmijët e tij”. Kështu u shpreh avokati i Fatmir Tarellarit, i cili pak ditë më parë vrau me armë zjarri kunatin e tij, pas dyshimeve se i kishte përdhunuar vajzën e tij.

Ngjarja e rëndë, sipas mediave greke, u regjistrua në Volos.

Autori 50-vjeçar ka mësuar vetëm pak ditë më parë për abuzimin seksual që ka pësuar vajza e tij që në moshën 9-vjeçare dhe shantazhin që pasoi për të mos folur nga vëllai i njerkës së saj. Megjithatë, 18-vjeçarja nuk ia ka treguar emrin e autorit, gjë që ka ndodhur pas presioneve të shumta mëngjesin e së martës së kaluar dhe teksa të dy ndodheshin në zyrën e avokatit. Pak orë më vonë, 50-vjeçari vendosi që të bënte vetë ligjin, duke vrarë me armë kunatin e tij.

33-vjeçari, duke përfituar nga mungesa e prindërve në shtëpi, pasi ata ishin në punë, iu afrua fëmijës dhe e ngacmoi verbalisht. Më pas nisi ta përkëdhelte dhe ta prekte në vende intime, ndërsa sapo e mitura mbushi 12 vjeç, ka vijuar ta abuzojë seksualisht.

“Autori i ka kuptuar përmasat e pasojave të veprimit të tij dhe e vetmja gjë që e shqetëson është e ardhmja e fëmijëve të tij. Ai pyet vetëm për fëmijët e tij dhe shqetësohet se si do të jetojnë pasi ai ishte mbështetës i tyre edhe financiarisht.”, tha avokati për gegonota.news.

18-vjeçarja që akuzoi 33-vjeçarin  si zhvatës dhe përdhunuese, ka në krah motrat e saj. Nga hetimi ka rezultuar se edhe persona të tjerë e kanë ditur se çfarë po ndodhte dhe do të thirren për të dëshmuar.
18-vjeçarja aktualisht po merr mbështetje nga një psikolog për të menaxhuar ngjarjet që shënuan fëmijërinë e saj, të tashmen dhe të ardhmen e saj dhe seancat intensive do të vazhdojnë. Gruaja e Erjon Pelivanit, që mbeti i vrarë, nuk ka dhënë ende një deklaratë. Kujtojmë se Fatmir Tarellari ka 3 vajza nga martesa e parë dhe 1 djalë nga martesa e dytë.