Ditën e sotme ka dalë para togave të zeza 30 vjeçari Dorjan Dema i cili akuzohet se vrau me kaçavidë 26 vjeçarit Dritan Manjani nga fshati Home shi Njësisë Administrative Shupenzë në Bashkinë e Bulqizës.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Dibër, ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 30 vjeçarin. Gjyqtari i çështjes, Ardit Kuka ka pranuar kërkesën e organit të akuzës duke caktuar e masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për Dorjan Demën.
Me ka rrëfyer para autoriteteve të drejtësisë versionin e tij të ngjarjes, duke u shprehur se kanë pasur debate që tek bar kafeja e më pas janë zhvendosur në shtëpi.