Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 28-vjeçarin, Ardit Hida, i cili akuzohet se vrau me thikë Florenc Kovaçin dhe plagosi rëndë vëllain e këtij të fundit, Mikel Kovaçin.

Vijon…

Elbasan-Prokurori i Rrethit Gjyqësor të Elbasanit ,Ritvan Sukaj ka kërkuar caktimin e masës arrest me burg për 24 vjeçarin Ardit Hida i arrestuar mbrëmjen e 5 Nëntorit .Këtë masë ka lënë në fuqi edhe gjyqtarja Miranda Çekrezi(Konica) .Tri ditë më parē Florenc Kovaçi në tentativë për të mbrojtur të vëllanë e tij, Mikel Kovaçin, 19 vjeç, u qëllua me thikë për vdekje nga Ardit Hida .Autori i dyshuar i këtij krimi pak orë pas ngjarjes u kap në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese” në qytetin e Elbasanit, ndërsa ishte bërë gati të largohej .26 vjeçari Florenc Kovaçi dhe 19 vjeçari Mikel Kovaçi të cilët ishin viktima të incidentit të përgjajshëm ishin vëllezër nga babai dhe jetonin në lagjen “Beqir Dardha” në qytetin e Elbasanit .Ndërkohë autorit i krimit ka rrëfyer para gjykatëses se ai ka qenë i dehur në momentin kur ka shkuar në lagjen “Beqir Dardha”. Pasi kam pirë edhe një birrë tjetër në një lokal në një rrugicë aty afër ku ndodheshin dy vëllezërit Kovaçi dhe një tjetër shkova te ata dhe e paralajmërova atë që të mos e ngacmonte kurrë më motrën time minorene 14 vjeçe.Por ata reaguan duke më kërcënuar se do më bënin atë që nuk merret me mënd.Pas kësaj mu errën sytë dhe nxora biçakun që kisha me vete që e kisha marrë për vetëmbrojtje dhe nuk mbaj mënd se çfarë kam bërë.Pasi u përlesha me 19 vjeçarin Mikel Asllani që donta ta kishte me zor time motër ndërhyri dhunshëm i vëllai që më qëlloi dhe e kam qëlluar pë vetëmbrojtje.Më pas i gjakosur jam larguar nga aty dhe nuk e di sesi kam shpëtuar kokën.Më vonë më ka kapur policia dhe ende jam ne gjendje shoku…