Një shqiptar është arrestuar për vrasjen e një 39 vjeçari grek të ndodhur në korrik të këtij viti. Autori ra në pranga mesditën e djeshme së bashku me një tjetër bashkëatdhetar pas kontrollit në makinën me të cilën udhëtonin ku u gjetën armë.
Sipas mediave greke, autori i arrestuar është i përfshirë në tjetër ngjarje kriminale pasi në 15 korrik kishte tentuar ekzekutimin e një 36 vjeçari në qendër të Athinës.