Bledar Selmanaj rreth orës 19;00, në ambientet e burgut të Peqinit, ka tentuar të vetëvritet.Burime , bëjnë me dije se ka qenë ndërhyrja në kohë e administratës së burgut, që ka bërë të mundur shpëtimin e jetës të burgosurit.
Mësohet se në aktin që Selmanaj ka tentuar të kryejë, ka ndikuar gjendja e tij psikologjike.
Sipas burimeve kanë qenë rojet e burgut kanë konstatuar Selmanajn që ka tentuar të vetëvaret në qeli dhe e kane penguar ne momentin e fundit.
Dyshohet se gjendja e tij është rënduar pasi ka parë familjarët e tij të shprehen se ai duhet vrarë, ndërkohë vëllai dhe nëna e kanë konsideruar si të çmendur. Kjo deklaratë e familjarëve ka ardhur pasi Selmanaj ka përmendur në lidhje, transmetim live në televizion, si dhe në komisariatin e Vlorës emra nga bota e krimit në qytet që sipas tij kanë kryer vrasjen. Ai gjithashtu ka treguar dëshmi të tij mbi vrasjet e ndodhura kohët e fundit në Vlorës. Ai ka treguar dhe vendodhjet ekzakte në lidhje me vrasjet.
Ai ndodhet në infermierinë e burgut nën kujdesin mjekësor jashtë rrezikut për jetën. Selmanaj, ndodhet në masën e sigurisë “Arrest me burg’, pasi dyshohet se është autor i vrasjes së 25-vjeçarit Xhuljan Bullarit në Vlorë. Vrasja ndodhi në Babicë të Vlorës.
- Blerja e një sasie droge prej 100 kg hashash, dyshohet të jetë bërë shkak i vrasjes me 3 plumba të 25-vjeçarit nga Peqini.
Autori i krimit, Bledar Selmanaj, ka dhënë një dëshmi kontradiktore në polici, duke pohuar se blerja e kësaj sasie droge nga shokë të Xhuljanos është bërë në Vlorë, dhe se pagesa është kryer me para false.
Por pavarësisht kësaj dëshmie, Bledar Selmanaj, nuk ka pranuar autorësinë e krimit, duke pretenduar se ai nuk e ka qëlluar shokun e tij me armë./Ora News/