Një incident i paprecedent ka ndodhur pak më herët në një treg fruta perimesh në Kalabaka, Greqi.

Një fermer i cili kishte shkuar për të shkarkuar mallin në treg, humbi kontrollin e mjet të tij e për pasojë përplasi dhe tërhoqi zvarrë gruan e tij, të birin të cilët po e ndihmonin dhe një kalimtare.

Sipas raportimeve vendase bashkëshortja e fermerit ka marrë plagët të rënda në trup, ndërsa I biri dhe kalimtare janë lënduar më lehtë, shkruan protothema.gr

Pasi përplasi nën e bir dhe kalimtarin, fermeri ka dalë i panikosur nga mjeti, kur mes lotësh ka thënë: “vrava gruan”.

Sipas dëshmisë së tij për policinë, shoferi i makinës bujqësore ka thënë se pedalja e gazit ngeci. Kjo ka qenë sipas tij arsyeja e aksidentit. Policia greke po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.